Kishte kërkuar kthimin e sendeve personale të sekuestruara
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit, për kthimin e telefonit, kompjuterave dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e SPAK.
Gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, mbahet i arrestuar nga SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”