LajmeSport

E bujshme, 4 herë kampioni i botës do të zbarkojë te Meklareni

Piloti gjerman Sebastian Fetel, që garon në Formula 1 me skuadrën e “Aston Martin”, pritet të transferohet te rivalët e “MekLarenit”, gjatë sezonit të ardhshëm. Lajmi i bujshëm vjen nga Anglia, ku konfirmojnë se 4 herë kampioni i botës do të zërë vendin e ish-shokut të tij të skuadrës te “Red Bull”, australianit Daniel Rikiardo.

Duket se “MekLaren” nuk do t’i prishë kontratën që ka me australianin (skadon në vitin 2023), që këtë sezon po paraqitet dobët. Mes kandidatëve për të zënë vendin e Rikiardos është edhe Aleksander Albon, por duket se Fetel është i preferuari. Përvoja e tij dhe 4 titujt kampionë bote e favorizojnë në këtë garë.

Duket se edhe Fetel dëshiron të nisë një aventurë të re, pasi ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Aston Martin, që nuk ka dhënë atë që pritej në këto dy sezone që janë së bashku.

Gjithsesi, te MekLareni do të testojnë edhe disa pilotë të rinj (Kolton Herta, Andreas Seidl e Oskar Piastri) para se të marrin një vendim.

Show More

Related Articles

Back to top button