LajmeRajon

Kandiq: Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

Kandiq ka thënë se Kadarenë e lexojnë edhe shqiptarët por edhe serbët.

“Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”. Atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët”, ka shkruar Kandiq.

Ky reagim i saj vjen pasi dje në Kuvendin Komunal të Bujanocit është votuar që shkolla e një prej fshatrave të Luginës së Preshevës ta mbajë emrin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajmi dje është konfirmuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Lutfiu ka thënë se tashmë është në dorën e Ministrisë së Arsimit në Serbi që emri i shkollës së fshatit Bilaç nga “Desanka Maksimoviq” të ndryshohet në “Ismail Kadare”.

Show More

Related Articles

Back to top button