GostivarLajme

Kostadinovska – Stojçevska në Gostivar: Vitin e ardhshëm zgjidhet problemi i nxemjes te Qendra për Kulturë

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska së bashku me Zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koordinim të Drejtorive Ekonomike dhe Investimeve Fatmir Bytyqi dhe Zëvendësministren e Shëndetësisë Maja Manolleva kanë qendruar në një vizitë pune në Gostivar. Ndalesa e tyre e parë ishte Qendra për Kulturë, ku u pritën nga të punësuarit dhe drejtori i kësaj qendre, Hod Miftari. Me këtë rast, ata pane nga afër investime që janë kryer aty, me theks të veçantë fasadën e këtij institucioni ku është i vendosur edhe Teatri i Gostivarit. Ministrja Kostadinovska – Stojçevska tha se shqyrtohen mundësi për investime të reja në këtë institucion sikurse është rikonstruimi i çatisë.

“Për rikonstruim të objektit Instituti Nacional – Qendra për Kulturë ‘ASNOM’ në Gostivar, siç thash nga viti 2018 – të e këndej, janë investuar disa shuma parashë, ndërsa shuma e fundit në vitin 2022 është 10 milionë e 193 mijë denarë. Me këto para është rregulluar fasada e jashtme e tërë objektit, gjegjësisht kemi fasadë termo-izoluese me çka pjesa frontale e fasadës është punuar me elemente nga allkupobont. Poashtu, gjatë periudhës nga viti 2018 -të e këndej, janë investuar edhe mjete për përmirësim të hapësirave të arkivit, ka pasur investime për përmirësim të kushteve te Institucioni Nacional ‘Teatri’ i Gostivarit. Do vazhdojmë me investime dhe viteve tjera përmes programës së Ministrisë për Kulturë për sanim të konsturksionit të çatisë. Pjesa më kritike e çatisë është sanuar, ndërsa në të ardhmen do të pësojë rikonstruim i tërsishëm i çatisë”, deklaroi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Vitin e ardhshëm ministrja premtoi se do të sigurohen mjete financiare edhe për rregullimin e nxemjes te Qendra për Kulturë në Gostivar.

“Çështja tjetër e radhës për të cilën duhet të gjejmë zgjidhje është zgjidhja e problemit me nxemjen në këtë objekt. Drejtori tha se tanimë ka një projekt ideor e që neve na lehtëson shumë punën, gjegjësisht shkurton kohën dhe procedurat që të mund të sigurojmë mjete kështu që nxemje është pika tjetër për të cilën kemi kërkuar mjete financiare për vitin 2024 përmes programës vjetore të këtij institucioni”, deklaroi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Delegacioni qeveritar pati takim edhe me udhëheqësinë e shoqërisë kluturore artistike “Vëllezërit Gjinovski, ndërsa vizitën e kanë mbyllur me një manifestim në qendër të qytetit, ku u janë bashkangjitur edhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Show More

Related Articles

Back to top button