LajmeMaqedoni

Javën e ardhshme grevë edhe në gjyqësor, administrata gjyqësore kërkon rritje pagash

Administrata gjyqësore sërish në protestë. Paralajmërojnë se do të protestohet edhe sot e nesër, dhe të hënën, e më pas do të hidhen në grevë të përgjithshme, përcjell TV21. Te hënën do të protestojnë para Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë, e më pas do të nisin grevën, që nënkupton se nuk do të funksionojë asgjë në gjykata, përveç lëndëve urgjente.

Para Gjykatës Penale në Shkup , Jasmina Veliçkova, tha se revolta është e madhe, pasi me Qeverinë nuk arritën marrëveshje për rritje pagash, por vetëm ishe blerje kohe. Në buxhetin e miratuar në Qeveri, nuk është paraparë asnjë rritje pagash për shërbimet administrative në gjykata, u shpreh ajo.

“Gjykatat do të hyjnë në grevë. Bordi i grevistëve do të mblidhet javën e ardhshme. Kjo do të thotë se nuk do të funksionojë asgjë në gjykata, përveç lëndëve urgjente. Gjyqësori do të bllokohet, të gjitha gjykimet, dhënia e certifikatave, do të punohet vetëm për lëndët urgjente, vazhdimi i paraburgimeve”, theksoi Jasmina Veliçkova.

Show More

Related Articles

Back to top button