LajmeRajon

Lajçak pas takimeve me Bislimin e Petkoviç: Përparim në agjendën tonë

I dërguari i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak reagoi në rrjetet sociale pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me kryenegociatorët e të dy vendeve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Ndonëse nuk pati një takim 3 palësh, Lajçak i cilësoi të frytshme bisedimet në Bruksel.

“Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, shkroi Lajçak në X.

Show More

Related Articles

Back to top button