LajmeRajon

Rama mungon në panairin e dytë të verës në kuadër të “Open Balkan”, liderët e iniciativës mblidhen në Beograd

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se ka gjetur një partner të ri për Ballkanin e Hapur, pas daljes nga nisma të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në panairin e dytë te verës në kuadër të “Open Balkan”, mori pjese presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, raporton Euronews Albania.

Duket se kryeministri Rama është zëvendësuar nga presidenti i ri malazez.

Presidenti Vuçiç, në një bisedë me Milatoviç, para ceremonisë së hapjes së panairit, tha se në panair janë të pranishëm rreth 40 ekspozues nga Mali i Zi, që është një numër i madh për një vend të përmasave të tilla.

“Jam krenar për verërat serbe, të cilat po përparojnë më shpejt. Verërat malazeze po përparojnë mirë gjithashtu”, tha presidenti Vuçiç, duke shtuar se kur vjen puna ndaj verërave, nuk mund të mashtrosh askënd.

“Mund të mashtroni në tregun e makinave, por jo në tregun e verërave”, tha presidenti Vuçiç.

Milatoviç ka thënë se nuk pajtohet me presidentin e Serbisë për të gjitha çështjet, por sigurisht që pajtohen për verën.

“Kam ardhur me ftesë të Presidentit të Serbisë. Vera na bashkon pa marrë parasysh disa dallime të vogla. Unë e përgëzoj Vuçiqin për një ide të madhe dhe një organizim të mirë dhe nëse ndonjë integrim rajonal do të quhet Oper ballkan apo Procesi i Berlinit është më pak i rëndësishëm, e rëndësishme është bashkëpunimi dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm”, theksoi Milatoviç.

Presidenti Vuçiç theksoi se në Berlin nuk u pëlqen ajo që nuk mund ta menaxhojnë dhe se, përkundër kësaj, atij i pëlqen shumë menaxhimi përmes “Open Ballkan”.

Show More

Related Articles

Back to top button