Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, gjatë vizitës së tij të punës në Beograd, pati një takim me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq.
Në takim morën pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Brnabiq përshëndetën zhvillimin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe konkluduan se prosperiteti dhe stabiliteti i të gjithë rajonit, si dhe integrimi i tij evropian, bazohen në marrëdhëniet e mira bilaterale, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të dy vendet në vazhdimësi.
Në takim u bë një pasqyrë e aktiviteteve dhe projekteve aktuale dhe të ardhshme ndërmjet dy vendeve, me theks në planin ekonomik dhe atë të infrastrukturës.
Nënshkrimi i sotëm i “Memorandumit të Bashkëpunimit për Krijimin e Rrjetit Hekurudhor me Performancë të Lartë” është pjesë e angazhimit të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit.
Ky memorandum është një tjetër mundësi, në kuadër të nismës Open Ballkan, për të mundësuar transportin e shpejtë të mallrave, jo vetëm përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe drejt vendeve anëtare të BE-së.
Kryeministri Kovaçevski përshëndeti mbajtjen e panairit të dytë ndërkombëtar të verërave, ushqimit dhe turizmit “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd, me të cilin promovojmë potencialin dhe cilësinë tonë të verës.