LajmeRajon

Tronditëse në Serbi! I ka me listë, 13-vjeçari kërcënon se do të vrasë 30 shokë të klasës, nëna: Djali im i pari

SERBI- Në një shkollë në Serb, një 13-vjeçar ka kërcënuar me jët 30 shokët e tij të klasës. Rasti është denoncuar nga prindërit e fëmijëve të cilët kanë vendosur mos t’i dërgojnë në mësim në shkollën fillore në lagjen Sutivan. 

Siç raportojnë mediat serbe, i mituri ka bërë një listë me emrat shokëve që kërcënon me jetë. Të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës Milijana Boshkoviç, dhe gjithashtu kanë bërë thirrje që autoritetet të reagojnë. Prindërit pretendojnë se ky institucion nuk është më i sigurt për qëndrimin e fëmijëve të tyre. 

“Djali më tha se një fëmijë ka gati një listë studentësh për t’i vrarë dhe se fëmija im ishte i pari në këtë listë”, u shpreh një prej nënave.  Nxënësi për të cilin është ngritur edhe shqetësimi, më herët është paraqitur në shkollë me armë dhe gjithashtu ka qëlluar në ambientet e jashtme të shkollës.

Show More

Related Articles

Back to top button