LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut shënon rënie të çmimeve të ushqimeve në mes të krizës globale

Në një periudhë të vështirë me krizën energjetike dhe tensionet në Ukrainë, Maqedonia e Veriut dallohet për një rënie të jashtëzakonshme të çmimeve të ushqimeve, duke iu përgjigjur me masa efektive për të mbrojtur ekonominë dhe standardin e jetesës së qytetarëve.

Në tetor, vendi raportoi një rënie të inflacionit prej 3,5%, krahasuar me rekordin 19,8% të tetorit të vitit të kaluar. Kjo është e mundur falë masave të marra nga Qeveria, përfshirë ngrirjen e marzheve tregtare, uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë në 5%, subvencionimin e energjisë elektrike për prodhuesit e ushqimit, dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë me “çmim të garantuar”.

Ndërkaq, në krahasim me vendet e rajonit dhe Evropës, Maqedonia e Veriut dallohet për një rënie prej 4,36% në çmimet e ushqimeve. Ndërkohë, vende të tjera si Serbia, Shqipëria, Bullgaria, dhe Turqia përballen me rritje të çmimeve deri në 71,99%.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në një njoftim në rrjetet sociale thekson se kjo është një konfirmim se Qeveria e Maqedonisë së Veriut po kujdeset për qytetarët, duke luftuar kundër rritjes së çmimeve në tregjet botërore. Ligji i ri për praktikat jokorrekte tregtare është një hap tjetër drejt mbrojtjes së qytetarëve nga praktikat joetike të biznesit.

Me këto masa dhe përpjekjet për të rritur pensionet dhe pagën minimale, Maqedonia e Veriut synon të ruajë një standard të qëndrueshëm të jetesës për qytetarët, duke ndërtuar një klimë biznesi të favorshme dhe parashikues në sektorin privat. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button