LajmeMaqedoni

Studentët kërkojnë ushqim dhe kushte më të mira në konvikte dhe arsim cilësor dhe jopartiak

Rindërtimi i pafilluar i konvikteve, cilësia e dobët e ushqimit në menzat studentore, vlera e ulët e subvencioneve për shujtën studentore, numri i madh i universiteteve në llogari të cilësisë së arsimit të lartë, janë arsyet që i detyrojnë studentët ta braktisin shtetin – ishin disa nga vërejtjet e studentëve të USHCM-së ku sot u organizua tribunë  për standardin studentor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve-17 Nëntori.

Aleksandar Nikollovski, kryetar i Kuvendit Studentor të Universitetit (KSU) të USHCM-së, tha se nuk është realizuar premtimi i dhënë në janar të këtij viti për fillimin e rikonstruimit etapor të të gjitha nëntë konvikteve në afat prej 30-të muajsh dhe nuk është vazhduar ndërtimi i objekteve për FSHIIK dhe Fakulteti për Edukatë Fizike në Shkup.

Avokatja studentore e USHCM-së Savçe Gjosheva deklaroi se rindërtimi i pafilluar i konvikteve “i frustron studentët”, ndërsa atë që e kanë edhe problem të përditshëm janë shujtat.

Sipas Aleksandar Mirçevski, student i vitit të tretë në Fakultetin Filozofik, 140 denarë vlerë ditore për shujtën studentore është e mjaftueshme vetëm për një burek dhe jogurt duke i marrë parasysh shtrenjtimet.

Beson se studentët janë pesimistë edhe për shkak të shkeljes së të drejtave, trajtimit të ndryshëm në arsim edhe gjatë punësimit, përveç pagave të ulëta i demotivojnë dhe i detyrojnë të braktisin shtetin.

Studentët kanë pritur në tribunë të marrin pjesë  kryeministri dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës për t’i dëgjuar nevojat e tyre, por për shkak të obligimeve zyrtare Dimitar Kovaçevski dhe Jeton Shaqiri me videofjalim ua uruan ditën studentëve.

Në tribunë mori pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska e cila theksoi se idetë e studentëve janë të vlefshme dhe kanë potencial të formësojnë rrjedhën e historisë dhe i inkurajoi të rinjtë në pjesëmarrje më të madhe shoqërore. Ajo u kthye në Ligjin për praktikë dhe theksoi se çdo i ri duhet t’i shfrytëzojë mundësitë që u ofrohen.

Show More

Related Articles

Back to top button