LajmeMaqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e rregullta të jenë më 8 maj

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, thotë se për zgjedhjet është bërë përparim, ka mbetur të merren vesh edhe për datën. Ai shtoi se partia e tij ka dhënë propozim që nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta, data të jetë 8 maj, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me ato parlamentare kurse më 24 prill raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Ndërkaq, nëse zgjedhjet janë të jashtëzakonshme, ka thënë ai më tej 14 prilli dhe 31 marsi janë data të mira për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
“Ka përparim. Keni dëgjuar çfarë tha Osmani, çfarë tha Taravari. Është mirë që ngadalë por me siguri po vijnë në vete, duke pasur parasysh gjendjen financiare në Maqedoni, është mirë që zgjedhjet të jenë të përbashkëta, së paku nga sa kemi dëgjuar”, ka deklaruar Hristian Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/

Show More

Related Articles

Back to top button