LajmeRajon

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë, inovative dhe e zgjuar

Marrëveshja e arritur këtë muaj nga Italia me Shqipërinë për emigrantët mund të shërbejë si shembull për vendet e tjera të BE-së.

Kështu është shprehur kryeministrja Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Kroaci e pyetur nga gazetarët për këtë çështje në konferencën për shtyp me homologun e saj Andrej Plenkoviç.

“Për sa i përket marrëveshjes me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, mendoj se kjo marrëveshje u prit me shumë interes nga partnerët e tjerë evropianë dhe padyshim që varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyra më e mirë e mundshme. Por unë mendoj se mund të jetë një shembull për t’u marrë dhe për t’u përsëritur, veçanërisht nëse funksionon mirë.”

Në fillim të këtij muaji, Meloni dhe kryeministri Edi Rama njoftuan një skemë të re me te cilën Italia synon të ulë numrin e emigrantëve duke ndërtuar dy qendra që fillimisht do të strehojnë rreth 3000 emigrantë  kur ato do të hapen në pranverën e 2024.

Plani është kritikuar nga ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut por të mërkurën komisionerja e BE-së për migracionin, Ylva Johansson, tha se marrëveshja italo-shqiptare për kampet e pritjes nuk shkelte ligjin e BE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button