Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja është kapur duke gënjyer komisionin hetimor për Onkologji, duke deklaruar të pavërteta, insinuata dhe shpifje, me qëllim të krijimit të frikës tek qytetarët dhe mosbesimit në institucione.
“Deputeti Antonio Milloshoski gjatë një vërejtjeje procedurale javën e kaluar lexoi një vendim të Qeverisë, për të cilin pretendoi se ishte synimi i pretenduar i Qeverisë për të lejuar shkatërrimin e materialit dëshmues në Klinikën e Onkologjisë.
Megjithatë, bëhet fjalë për një vendim për të shpenzuar për materiale të harxhueshme dhe të rrënuara, përkatësisht shtretër, karrige dhe pajisje mjekësore. Pra, nuk bëhet fjalë për asgjësimin e materialit provues, por për zgjedhjen e një kompanie që do të fitonte një tender për asgjësimin e mbetjeve”, thonë nga LSDM.
Synimi i OBRM-PDUKM-së me Komisionin Hetimor, shtojnë nga atje, nuk është gjë tjetër veçse pengimi i hetimeve dhe përhapja e gënjeshtrave.