Avokati i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme GJKKO. Arsyeja mendohet të jetë ankimimi në Apelin e kësaj gjykate për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.
Kujtojmë se ndaj ish-kryeministrit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ne bazë të vendimit të shkallës së parë ish-kryeministri duhet të paraqitet në orën 10 në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Për këtë i është dërguar njoftim në banesë, Kuvend dhe selinë e PD-së.