LajmeMaqedoni

Serbë e maqedonas pronarë të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir, objekti mund të shndërrohet në shitore arkivolesh

Shtëpia Muze e Alfabetit në Manastir edhe në këtë përvjetor të 115 po vazhdon të përballet me probleme. Derisa deri para pak muajve ky institucion kishte llogarinë e bllokuar, tanimë është problem edhe pronësia dhe mbetja pezull, pasi që për këtë objekt paguhet qira.

Drejtori i këtij institucioni, Zait Aliu thotë për Alsat se ky monument i rëndësishëm historik vazhdon të ketë problemin e një pjese të pronës për të cilën sipas drejtorit detyrohen të paguajnë 1500 euro në muaj qira vetëm të mos hapet dyqan për shitjen e arkivoleve në shtëpinë e alfabetit.

“Në këtë objekt paguhet 1500 euro e cila shumë sigurohet nga Ministria e Kulturës, ndoshta për këtë zonë këtu të qytetit është edhe tepër por ne patjetër të paguajmë ato mjete që të mbrohemi ne si institucion që të mos e blejë dikush dhe të hape ndonjë shitore për arkivole. Kishte fjalë të tilla? Po ndoshta edhe ka, rrotullohen kësi fjalë vetëm që të pengojnë muzeun e alfabetit”, deklaroi Aliu, i cili njoftoi se si çdo vit edhe sivjet janë organizuar aktivitete të ndryshme me rastin e festës së 22 Nëntorit- Ditës së Alfabetit.

Serbë dhe maqedonas pronar të Shtëpisë së Alfabetit 

Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut nuk ka ende të zgjidhur çështjen e pronësisë. Në katin përdhe janë ende të dukshme reklamat e bizneseve. Kjo pasi kati përdhe dhe një pjesë e oborrit është në pronësi private.

Ndonëse shtëpia ka qenë në pronësi të atdhetarit Fehim Zavalani, në kadastrën e Manastirit emri i tij nuk rezulton asgjëkundi.
Regjistrimi i parë i kësaj prone në kadastër është bërë në vitin 1932. Çuditërisht shtëpia me sipërfaqe 266 m2 dhe 500 m2 oborr rezulton në pronësi të Jovanoviç Kirkova Hrisulla, nga Manastiri.

Më 1964, me vendim trashëgimie në kadastrën e Manastirit shkruhet se Kirkova mban gjysmën e kësaj pasurie, ndërsa gjysmën ua kalon dy djemve: Kirkova Jovanov Mirosllav dhe Kirkova Jovanov Darko.

Në 1972 bëhet një ndarje e re dhe Darko pjesën e tij ia dhuron vëllait, Mirosllav.

Më 1981 përsëri me vendim nga komuna dhe nga gjyqi themelor shkruhet se Kirkovic Jovan Mirosllav, i cili rezulton pronar i kësaj prone, jeton në Beograd.

Pra një serb bëhet pronar i shtëpisë së Alfabetit të gjuhës shqipe.

Më 1982 me kontrate për shitblerje nga gjyqi themelor Manastir, shënohen se Kirkovic Jovanov Mirosllav është pronar me 1/4 dhe komuna e Manastirit pronare me 3/4 e oborrit.

Më 1986 nëpërmjet gjyqit themelor të Beogradit shënohet pronar Ziziç Jovan. Në vitin 2003 me vendim për transformim të tokës si pronar rezulton Zizic Jovan me 1/4 të oborrit dhe komuna e Manastirit me ¾.

“Inside Story” ka mundur të sigurojë dokumentin nga Kadastra e Manastirit që tregon se edhe sot e kësaj dite pronar i oborrit, është Ziziç Jovan.

Më 2009, kur edhe kjo shtëpi u kthye në muze, me matjen e re me hapësire 988 m2, katin përdhe e merr Millovshski Zllatko. Si pasojë e çështjes së pronësisë së pazgjidhur, muzeu i ka duart e lidhura.

“Një e katërta e oborrit është pronë private, ndërsa tre të katërtat i përket komunës së Manastirit. Kam bërë kërkesë që të na e hedhin në pronë dhe ta kemi ne si institucion. Kati përdhe, dy dyqanet, nuk janë në pronë të muzeut por janë në shfrytëzim të muzeut. Ministria e Kulturës na jep një fond prej 1500 euro në muaj që i paguan si qira”,  deklaroi Zait Aliu, Drejtor i Muzeu të Alfabetit. 

Show More

Related Articles

Back to top button