Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se në rrjedh e sipër janë bisedimet për finalizimin e Kodit Zgjedhor në të cilin do të përfshihen të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHIR. Sipas tij viti 2024 është vit i zgjedhjeve dhe se deri në muajin maj ka mjaftueshëm hapësirë për organizmin e tyre.
“Për momentin po rrjedhin bisedimet për finalizimin e Kodit Zgjedhor dhe implementimi në të të të gjitha vërejtjeve nga ana e OSBE-ODIHIR, kjo në masë të madhe veçmë është finalizuar dhe shumë shpejtë do të gjendet në Kuvend, pas çka shpresojmë që të marrim një zgjidhje ligjore të harmonizuara me të gjitha vërejtjet. Sa u përket zgjedhjeve ju e dini se viti 2024 është vit i zgjedhjeve, dhe vlerësoj se ekziston mjaftueshëm hapësirë që në muajin maj të mund të organizohen zgjedhje në termin të rregullt. Lidhur me qëndrimet finale të partive politike do të informojmë në momentin që do të kemi konsensus më të gjerë në kuadër të kuvendit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk