LajmeMaqedoni

Administrata gjyqësorë sërish në këmbë për pagat! Bytyqi: Do të ketë buxhet nëse përmirësojnë shërbimin

Të mos sillet buxheti pa rritjen e pagave dhe të kthehen shtesat në paga. Këto janë kërkesat kryesore të administratorëve gjyqësor dhe Prokurorisë publike të cilët përsëri u ngritën në protestë, ku deklaruan së duan që pagat t’u rriten sikurse funksionarëve. Ata thonë se ekziston mundësia që këtë javë të organizohet një grevë e përgjithshme, nëse nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre, e cila do të bllokonte punën e gjykatave dhe një protestë më të madhe përpara Kuvendit.

“Apelojmë që me sjelljen e këtij buxheti të mos shkurtohet për administratën gjyqësore, të mos ndahen vetëm grimca sikurse vitin e kaluar vetëm 0.3%. Me ato 0.8 % ne do të duhej të kemi për rritje pagave, rinovim të gjykatave, për punësime të reja dhe të gjitha nevojat, sepse është shumë e madhe ikja e punëtorëve në gjykata të cilët japin dorëheqje”, tha Jasmina Veliçkova – kryetare e Sidnikatës së Administratës Gjyqsore.

“Kjo protestë do të jetë përpara Kuvendit të MV, ku do t’i tregojmë deputetëve se ka shërbime që punojnë për ta, për shtetin. Në këtë drejtim ne jo vetëm se do të tregojmë pakënaqësinë tonë por kjo revoltë nuk ekziston vetëm në sistemin gjyqësor por revolta është edhe në sektorë tjer”, pohoi Goran Ristevski – Sindikata e Organeve Gjysore (UPOZ).

I pyetur nëse do të rritën pagat në sektorët që ka pakënaqësi, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi tha se kjo do të ndodhte nëse do të përmirësohej shërbimi në sektorët në fjalë.

“Nuk kemi problem që të rrisim pagat në gjyqësor ose prokurori nëse qytetarët nuk do të prisnin nga gjashtë vjet për lëndët e tyre, që të zgjidhej fati i tyre. Nuk ka problem do të zgjidhim gjithçka, vetëm të mos jetë në dëm të të tjerëve. Mos të harrojmë se nëse rrisim fondin e pagave në shëndetësi, në gjyqësor do të duhet të shkurtojmë nga pensionet, nga shujtat e studentëve, duhet të shkurtojmë nga librat e nxënësve, ky është i vetmi burim”, tha Fatmir Bytyqi – zv/kryesministër për Çështje Ekonomike.

Përfaqësuesit e  Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve deri më tani kanë mbajtur dy takime me autoritetet nga Qeveria, të cilat kanë përfunduar pa ofertë konkrete për zgjidhjen e problemit.

Show More

Related Articles

Back to top button