LajmeMaqedoni

Kasami i përgjigjet ashpër Kovaçevskit: Festove vendosjen e kryqit bashkë me Vuçiqin në Beograd

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i është përgjigjur kryeministrit Dimitar Kovaçevski lidhur me akuzat e tij për kryqin që u ngrit në Kodrën e Diellit.

Sipas Kasamit, deklarata e kryeministrit Kovaçevski dëshmon se çështja e kryqit është lojë e qeverisë LSDM-BDI në koordinim me VMRO-në të cilët duke mos pasur ofertë për zgjedhjet mundohen që votën përsëri ta fitojnë duke i ndezur ndjenjat nacionaliste dhe fetare.

“Ne gati çdo ditë kemi realizuar dhe kemi promovuar ndonjë projekt kapital që ka të bëjë me asfaltim rrugësh, kanalizime dhe gjithçka që ka të bëjë me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por, nuk ja vë fajin kryeministrit sepse ai duke qëndruar nëpër Beograd dhe duke pirë me Presidentin e Serbisë nuk e dinë se cilat janë kërkesat e tetovarëve dhe nuk e din se çka ka bërë kryetari i Komunës së Tetovës për tetovarët. Pra është një objekt pa leje dhe inspektorati komunal i ec të gjitha procedurat në bazë të ligjit duke konstatuar gjendjen aktuale dhe sigurisht duke marrë vendime të cilat janë komfor ligjit për ndërtimet pa leje”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Ndërsa, kryeministri Kovaçevski sot drejtoi akuza ndaj pushtetit lokal të Tetovës duke theksuar se ata po nxisin ndjenja nacionaliste rreth kryqit të ngritur.

“U vërtetua se në shtet ekzistojnë politikanë, para së gjithash këtu e kam fjalën për opozitën e cila udhëheq me Komunën e Tetovës e cila në mungesë të hapësirës dhe në mungesë të projekteve reale për t’u treguar qytetarëve se çfarë kanë bërë, e dini se kanë kaluar dy vjet nga zgjedhjet lokale dhe gjysma e mandatit të kryetarëve të komunave ka kaluar, asgjë nuk është bërë në asnjërën nga komunat, dhe e vetmja gjë u mbetet që të gërryejnë ndjenja nacionaliste dhe religjioze tek qytetarët”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryqi i ngritur në hapësirën e një manastiri në Kodrën e Diellit në Malësinë e Tetovës është një ndërtim pa leje, por që nxiti debate të ashpra politike dhe tensione. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button