Paga mesatare mujore neto për të punësuarit gjatë muajit shtator të vitit 2023 është 37.876 denarë, dhe është 16.4 për qind më i lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar, njofton Enti Shtetërorë për Statistikë.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (25.8%), Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (24.8%),
Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (20.5%).
Paga mesatare mujore bruto e paguar, ndërkaq, në shtator 2023 ka qenë 56.896 denarë.