Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Niklas Lindkvist, ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Finlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.
Në fjalimin në ceremoninë e pranim-dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski shprehi kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale dhe nga bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve, që u zhvillua në frymën e miqësisë tradicionale dhe partneritetit dhe theksoi se ekziston potencial i pashfrytëzuar dhe hapësirë për thellim shtesë i bashkëpunimit, posaçërisht në domenin e ekonomisë dhe investimeve, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.
Presidenti Pendarovski shprehi falënderim për mbështetjen parimore dhe konzistente të Republikës së Finlandës për nevojën e rrumbullakësimit urgjent të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se në kuadër të konrizës së pasur bilaterale të bashkëpunimit, mbetemi të përkushtuar në mirëmbajtjen e këtyre raporteve të fuqishme të partneritetit dhe në kuadër të NATO-s, duke e përshëndetur me atë rast anëtarësimin e Finlandës si vendi i 31-të anëtar i NATO-s. Presdienti uroi për kandidaturën e Finlandës për kryesues të ardhshëm të OSBE-së për vitin 2025 dhe shprehi gatishmëri për zbatimin e prëvojave nga kryesimi ynë.
Ambasadori i Republikës së Finlandës, Niklas Lindkvist në fjalimin e tij e shprehi përkushtimin e tij për thellim të mëtutjeshëm dhe zgjerim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe paralajmëroi mbajtje të ngjarjes nordike në Shkup më 13 dhjetor me rastin e shënimit të 30 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Presidenti Pendarovski ambasadorit finlandez Niklas Lindkvist i dëshiroi kryerje me sukses të funksionit të tij të rëndësishëm, fisnik dhe me përgjegjësi, dhe shfaqi shpresël se angazhimi i tij aktiv do të lërë gjurmë në sendërtimin e marrëdhpnievge miqësore dhe në bashkëpunim.