LajmeRajon

Stoltenberg me ‘udhëzime’ për Kosovën: FSK-ja në veri ‘vetëm në pajtim’ me NATO-s

Stoltenberg tha që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin/pajtimin e trupës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Ky ishte mesazhi i i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me Vjosa Osmani, Presidente të Kosovës.

Përveç që KFOR duhet të jep pëlqimin për dërgim të FSK-së në veri , Stoltenberg tha se “edhe çfarëdo aksioni policor në veri duhet të bëhet në informim paraprak të KFOR-it” për shkak se, sipas tij, “përpjekjet tona për paqe dhe siguri nuk duhet të dëmtohen”.

“Çdo dërgim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s, çdo aksioni i policisë së Kosovës në ato zona duhet të informohet paraprakisht KFOR-i dhe të mos të rrezikojë paqen dhe sigurinë”, tha Stoltenberg.

Show More

Related Articles

Back to top button