LajmeMaqedoni

Ahmeti nga Manastiri: Kujtojmë misionarët e kombit që na i dhuruan shkronjat e gjuhës së bukur shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga personalitete të rëndësishëm nga politika vendore dhe ajo e rajonit, kanë vizituar sot Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.
Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se festa e 22 nëntorit, kthen në kujtimet e popullit shqiptar kontributin dhe misionin e intelektualëve të kohës, që vendosën shkronjat shqipe dhe fjalët e bukura të gjuhës shqipe që sot ne i gëzojmë.

Postimi i plotë:

Bashkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, ambasadorin z. Fatos Reka, kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri dhe konsullin e nderit të Republikës së Shqipërisë, z. Imer Selmani, në vigjilje të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit vizituam Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

Kujtuam dhe reflektuam bashkë mbi madhështinë e atij çasti historik dhe kontributin e atyre misionarëve të kombit që shqipja jonë të ketë shkronjat e veta, me të cilat breza të shumtë të kombit kanë qëndisur rrugën e përparimit.

E pathyer ndër shekuj përballë stuhive të shumta qëndroi, e atillë do të vazhdojë të qëndrojë përjetë, gjuha jonë e bukur shqipe!

Show More

Related Articles

Back to top button