Me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon manifestimin qëndror Akademi Solemne – 115 vjet Kongresi i Manastirit.
Ngjarja do të mbahet nesër, e mërkurë, me fillim nga ora 14:00 në Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast publiku mund të ndjek një program të pasur kulturor-artistik.
Pas ngjarjes festive në qytetin e Shkupit, manifestimi do të përmbyllet në qytetin e Manastirit, me një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare, me mysafire speciale artisten Shkurte Fejza.
Koncerti përmbyllës do të mbahet në Qendrën për Kulturë – Manastir me fillim nga ora 19:00.