LajmeSport

Përgjaket ndeshja Brazil-Argjentinë, përplasje e dhunshme mes policisë dhe tifozëve

Kapiteni i Argjentinës Lionel Messi akuzoi policinë braziliane për dhunë në fillimin e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Brazilit e cila u vonua me gjysmë ore pas përleshjeve midis policisë dhe tifozëve argjentinas në stadiumin Maracana të martën.

Tifozët brazilianë dhe argjentinas filluan të përleshen ​​gjatë himneve kombëtare, duke bërë që policia të sulmonte argjentinasit me shkopinj gome. Disa tifozë të Argjentinës u përgjigjën duke shkulur dhe hedhur stolat e stadiumit tek oficerët, ndërsa tifozët e tjerë ishin në panik dhe dolën në fushë për t’i shpëtuar përplasjeve.

Një tifoz i Argjentinës ishte shtrirë në fushë me fytyrë të gjakosur përpara se të largohej nga stadiumi me barelë.

Skuadra e Argjentinës, e drejtuar nga Messi, kaloi në tribuna në përpjekje për të qetësuar situatën përpara se të largohej nga fusha dhe të kthehej në dhomën e zhveshjes.Messi në një intervistë televizive në fushë tha:

“Ishte keq sepse pamë se si po rrihnin njerëzit … Policia, siç ndodhi në finalen e Libertadores, po sulmonte përsëri njerëzit me shkopinj, kishte lojtarë që kishin familje atje. Shkuam në dhomat e zhveshjes sepse ishte mënyra më e mirë për të qetësuar gjithçka, mund të kishte përfunduar në tragjedi. Ju mendoni për familjet, njerëzit që janë atje, të cilët nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe ne ishim më të shqetësuar për këtë sesa të luanim një ndeshje që, në atë pikë, ishte e një rëndësie dytësore. “

Kapiteni i Brazilit, Marquinhos, i cili mund të shihej duke ndërvepruar me Messin dhe lojtarët argjentinas teksa përpiqeshin të qetësonin situatën, ndau shqetësimet.

“Ne ishim të shqetësuar për familjet, gratë dhe fëmijët, që po shihnim në panik atje lart në tribuna. Poshtë në fushë ishte e vështirë për ne të kuptonim se çfarë po ndodhte, ishte një situatë shumë e frikshme.”

Lojtarët e Argjentinës u kthyen në fushë, pasi policia mblodhi tifozët argjentinas dhe ndeshja filloi pas një vonese të gjatë. Argjentina fitoi 1-0 në minutën e 63-të nga mbrojtësi Nicolas Otamendi dhe festoi fitoren ndaj rivalëve të saj më të ashpër para tifozëve të tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button