LajmeMaqedoni

Përfundoi takimi joformal i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Ballkani

Ka përfunduar takimi joformal i liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, ku nikoqirë ishin Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takimin që për herë të parë u mbajt në RMV, pas anëtarësimit të vendit në NATO, morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në fokus të bisedimeve janë çështjet aktuale që janë të rëndësishme për NATO-n si dhe çështje që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Para nisjes së takimit, liderët gjatë prononcimit për media kanë potencuar rëndësinë e këtij takimi si dhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO. 

Show More

Related Articles

Back to top button