LajmeMaqedoni

Bytyqi: OBRM-PDUKM-ja i vuri drynin “parkut të zemrave” të fëmijëve në Veles

OBRM-PDUKM-ja i vuri drynin “parkut të zemrave” të fëmijëve në Veles të ndërtuar nga pushteti i kaluar lokal i udhëhequr nga LSDM-ja, përkundër faktit se financohet nga Qeveria dhe BE-ja, tha nënkryetari gjatë vizitës në Veles i LSDM-së dhe zëvendëskryeministrit, Fatmir Bytyqi.

“Kjo është shenjë e paaftësisë së pushtetit lokal të PDUKM-së në 2 vitet e fundit për ta mbajtur atë. Ju mund të shihni se si është lënë, i lënë pas dore. Edhe pse ky është siç e quajnë ‘parku i zemrave’, me para nga donatorët, por situata është ashtu siç është, katastrofike”, tha Bytyqi.

“Në vend të muhabeteve të fëmijëve, buzëqeshjeve nga lojërat e mbushura me aventura, ky kënd lojërash për fëmijë është i shkretë. Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Veles, e udhëhequr nga PDUKM, i shkatërron mundësitë më të rinjve.

Dryn i cili është vendosur në portat e këtij këndi të lojërave, nuk është dry i këtij projekti infrastrukturor, por është, aq më tepër, një dry i vendosur në zemrat e të vegjëlve nga Velesi”, thonë nga LSDM.

Show More

Related Articles

Back to top button