LajmeRajon

Policia tregon çfarë ndodhi në tregun e kafshëve në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se për rastin në tregun e kafshëve në Prizren janë dy të dyshuar dhe jo tre. Prej tyre, sipas Policisë, njëri është i ndaluar dhe tjetri në kërkim.

Personi i ndaluar është R.M., i lindur në vitin 1982, nga Gjilani. Ai është shoqëruar në Polici, ku gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orëve.

“Operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje ne shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka sqaruar se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit mes tregtarëve të kafshëve. Fillimisht, viktimat dhe të dyshuarit janë rrahur mes vete dhe më pas të dyshuarit kanë hedhur mjetin shpërthye, i cili u raportua se ishte granatë dore, por autoritetet kanë thënë se për momentin është “lloj i panjohur”.

10 persona pësuan lëndime, pesë prej tyre u dërguan në QKUK, ndërsa pesë të tjerë u liruan për në shtëpi nga Spitali i Prizrenit. Aktualisht, dy prej të lënduarve po marrin trajtim në QKUK.

Show More

Related Articles

Back to top button