LajmeMaqedoniRajon

Dy vjet nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, mes tyre 12 fëmijë

Kanë kaluar dy vjet nga aksidenti i autobusit në autostradën “Struma” ku humbën jetën 45 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë nga Maqedonia.

Një autobus i “Besa Trans” në orën 3 të mëngjesit është përplasur fillimisht në bankinën e rrugës dhe më pas ka marrë flakë. Vetëm shtatë persona u shpëtuan e mes të vdekurve ishin 12 fëmijë.

Një delegacion maqedonas ka shkuar menjëherë në vendin e aksidentit. Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev vizitoi të lënduarit në spitalin Pirogov në Sofje.

Sipas hetuesve, autobusi ka marrë flakë brenda pak minutash.

Show More

Related Articles

Back to top button