LajmeMaqedoni

Maqedoni, publikohet lista e kompanive me fitime më të mëdha për vitin 2023

Bursa e Maqedonisë së Veriut për letrat me vlerë afatgjate ka publikuar listën e shoqërive aksionare më fitimprurëse të Maqedonisë së Veriut, për nëntë muajt e parë të këtij viti.

E para në listën e kompanive më fitimprurëse në nëntë muajt e parë të vitit është Banka Komerciale, me fitim prej 50 milionë eurove, ose më saktë 49.6 milionë euro. Banka shënon rritje të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjegjësisht rritje prej 64.7 për qind, përcjell “Tv21”.

Vijon një tjetër bankë, “Stopanska banka”, fitimi i së cilës është 40,3 milionë euro për tre tremujorët e parë të këtij viti, që paraqet rritje krahasuar me vitin e kaluar për 20.3 për qind.

Edhe në vendin e tretë qëndron një bankë tjetër. Banka “NLB” me një fitim neto prej 39.6 milionë euro, që paraqet rritje prej 19.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button