Me 21 skuadra që tashmë kanë siguruar kualifikimin në “Euro 2024”, kanë mbetur edhe tre vende të lira në Gjermani. Tri skuadrat e mbetura do të zbulohen pemës një “play-offi”.
Sot janë zbuluar çiftet e “play-offit” në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës. Nga shorti i hedhur dolën këto çifte: Poloni – Estoni, Uells – Finlandë, Izrael – Islandë, Bosnja e Hercegovinë – Ukraina, Gjeorgjia – Luksemburgu dhe Greqia – Kazakistani.
Ndeshjet e mbetura do të luhen në muajin mars të vitit 2024. Shorti i madh i “Euro 2024” do të hidhet më 2 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00.