LajmeMaqedoni

Ambasadorja e Gjermanisë në RMV mbështet iniciativën për ankesën kushtetuese

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler, ka shprehur mbështetje për iniciativën që të mund të paraqitet ankesës kushtetuese në Maqedoni, që do t’u mundësojë qytetarëve të padisë për të gjitha të drejtat nga Kushtetuta, para Gjykatës Kushtetuese.

“Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e besueshme të Gjermanisë dhe kjo përfshin mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese. Zonja Kacarska, bashkohem me ju në përpjekjet për të fitura besimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe në gjyqësor”, tha Drexler.

Kreu i projektit nga IZHB, Shtefan Pirner, njoftoi se ankesa kushtetuese është shikuar si një mjet juridik efektiv për qytetarët, duke u dhënë atyre një mundësi për t’u drejtuar Kushtetutës. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button