LajmeMaqedoni

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e marinës së Hamasit në Khan Yunis

Ushtria izraelite dhe agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet njoftuan se kanë vrarë Omar Abu Jallal, komandantin e forcave detare të Hamasit në Khan Yunis, raporton Anadolu.

Sulmet ajrore gjithashtu shënjestruan një tjetër anëtar të forcave detare të Hamasit, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Hamasi ende nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pasi grupi palestinez Hamas filloi një sulm ndërkufitar më 7 tetor.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 14.854, tha së fundmi zyra qeveritare e mediave në enklavën e bllokuar.

Viktimat përfshijnë 6.150 fëmijë dhe mbi 4.000 gra, ndërsa më shumë se 36.000 njerëz janë plagosur, thuhet më tej.

Rreth 7.000 njerëz figurojnë si të pagjetur, duke përfshirë më shumë se 4.700 fëmijë, sipas zyrës së mediave.

Ndërkohë, numri i izraelitëve të vdekur është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare.

Show More

Related Articles

Back to top button