Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar për pjesëmarrje në protesta të dhunshme kundër propozimit francez. Bëhet fjalë për 32 vjeçar dhe një 18 vjeçar nga Shkupi, të cilët më 5 korrik kanë sulmuar me gurë dhe gjësende të forta policët dhe godinën e Kuvendit.
Të dyshuarit i janë dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa Prokuroria Publike pritet të kërkon masën e kujdesit, përkatësisht paraburgimin. Ditë më parë Prokuroria ngriti akuza për 12 persona ndërsa gjykata i vazhdoi masën e paraburgimit. 9 akuza ishin për pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale, ndërsa 3 akuza për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.