LajmeMaqedoni

Kasami shpall tenderin prej 10 milionë eurove, në mesin e projekteve është edhe stadiumi i Tetovës

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se përmes N.P. “Tetova Transport” është shpallur tender për ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve sportive, ku përfshihet edhe stadiumi i Tetovës. Lënda për prokurorimin publik kap shumën e 600 milionë denarëve, apo 10 milionë euro, shkruan TV21. Kasami tha se projektet do të financohen me mjetet financiare të pushtetit lokal.

“Ky tender do të jetë i hapur deri me 22 deri me 22 dhjetor të vitit 2023. Kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë me një periudhë prej 36 muaj”, theksoi Kasami duke shtuar se projekti do të nisë me rikonstruimin e stadiumit të Tetovës, ku është paraparë që të respektohen standartet e UEFA-së.

Kasami shtoi se në shpalljen për kontratë janë paraparë edhe projekte tjera, përfshi qendrën sportive dhe rekreative të qytetit dhe një terren sportiv në fshatin Saraçi.

Show More

Related Articles

Back to top button