
Një vit më parë u krye transplanti i mëlçisë për herë të parë në vend. Në këtë periudhë të shkurtër u kryen tre procedura të tilla mjekësore dhe tre pacientëve iu dha një shans i ri për jetë. Jam krenar që Komisioni Evropian ka vlerësuar se kemi bërë progres në këtë segment. Dhurimi i organeve është akti dhe procesi më fisnik në të cilin shihet mirësia njerëzore. Falenderoj të gjithë të përfshirët në proces, besoj se së bashku mund të bëjmë gjithçka!