LajmeMaqedoni

Selimi: ASH ti qendroj besnike bllokut pro evropian edhe në zgjedhje

ASH duhet ti qendroj besnike bllokut pro evropian që e kanë ata që janë pjesë e Qeverisë, partitë LSDM dhe BDI. Mendoj se Aleanca vetë do të duhet të punojë në atë drejtim që të bind edhe partitë e tjera shqiptare që të bëhen pjesë e një blloku pro evropian, pasi kjo është alternativë e vetme e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së. Kështu tha në emisionin “Politica” gazetari Mirtezan Selimi.

“Unë mendoj se ASH duhet ti qendroj besnike bllokut pro evropian që e kanë ata që janë pjesë e Qeverisë partitë LSDM dhe BDI. Kjo për arsye që të vazhdojnë edhe në të ardhmen të luftojnë opsionin që është i vetëm për Maqedoninë, pasi rrugë dhe zgjidhjet tjetër s’ka. Mendoj se Aleanca vetë do të duhet të punojë në atë drejtim që të bind edhe partitë e tjera shqiptare që të bëhen pjesë e një blloku pro evropian, pasi te pala maqedonase ka mbetur vetëm një parti pak më e madhe disa të vogla që e përkrahin blloku pro evropian. Kjo dëshmohet edhe me që duket në horizont se nuk do të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe çka pas asaj? Për këtë arsye mendoj se duhet të themelohet një bllok pak më i fuqishëm pro evropan ku unë e shoh edhe ASH-në. Ndoshta aty ASH duhet të jetë edhe prijëse e këtyre proceseve”, deklaroi Mirtezan Selimi, gazetar.

Sipas gazetarit Selimi, duhet të harrohen ato përplasje që ka pasur ASH me BDI-në, pasi ky moment është kyç që vendi të integrohet në BE, qoftë edhe pas zgjedhjeve nëse tani nuk doodhin ndryshimet kushtetuese.

Selimi tha se parë sondazhe e deritanishme, BDI duket se do ti fitojë zgjedhjet e ardhshme te blloku politik shqiptarë nëse opozita shqiptare dhe ASH dalin veç e veç në zgjedhje.

Show More

Related Articles

Back to top button