Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Barcelonë do të marrë pjesë në Forumin rajonal të Unionit për Mesdheun.
Siç informoi MPJ-ja, Osmani ka marrë ftesë nga përfaqësuesi i lartë dhe zëvendëskryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borrell dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ajman Safadi.
Në Forumin e tetë rajonal të Unionit për Mesdheun do të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të 43 vendeve-anëtare të Unionit për Mesdheun.
Në fokus të diskutimeve, siç njoftoi MPJ-ja, do të jenë situata në Izrael – Palestinë dhe pasojat për rajonin e Lindjes së Afërt.