LajmeSport

Jasir Asani gati të kalojë në La Ligën e Spanjës

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt Kampionatit Europian, duke shënuar 3 gola, e duke dhënë 2 asist në 8 ndeshjet që u aktivizua.

28-vjeçari ishte surpriza e Silvinjo-s në nisjen e këtij rrugëtimi, me sulmuesin nga Shkupi që e shpërbleu më së miri besimin e brazilianit.

Asani prej një edicioni luan në Korenë e Jugut tek skuadra e Guangzhu, por pritet që pas paraqitjeve mbresëlënëse me kuqezinjtë, 28-vjecari pritet të rikthehet në Europë.

Burime të “SuperSport” mësojnë se e ardhmja e Asanit lidhet me La Liga, ku skuadra e Las Palmas është gati që të blejë kartonin e lojtarit të kombëtares së Shqipërisë. Klubi nga Korea pretendon rreth 1 milion euro për ta lënë të lirë Asanin, shifër e pranueshme për ekipin spanjoll.

Show More

Related Articles

Back to top button