LajmeSport

Juventus zgjedh lojtarin që do të përforcojë sulmin

Juventus nuk heq dorë nga sulmuesi i Sassuolo, Domenico Berardi, që mbetet një objektiv konkret i bardhezinjve për mekaton e janarit. Sipas “Tuttosport”, klubi torinez do të synojë të sjellë sulmuesin 29-vjecar, për të arritur objektivat sezonalë.

Gjithcka do të varet nga forma e lojtarëve dhe renditja e Juventus në mes të janarit, për të kuptuar nëse ia vlen të investojnë në merkato. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2027 me Sassuolo dhe kushton 20 milionë euro.

Ideja e drejtuesve të Juventus është që ta marrin Berardi në formë huazimi deri në fund të sezonit, për të patur një alternativë të mirë të sulmuesve aktualë. Për sa I përket mesfushës, në listë janë De paul, Samardzic, Ruiz e Partey.

Show More

Related Articles

Back to top button