Ashtu siç edhe ka paralajmëruar, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi e ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në objektin e Komunës së Preshevës.
Ai përmes një video në Facebook ka publikuar momentin e vendosjes së flamurit, si dhe ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit.
“Vendosja e flamurit kombëtarë në godinën e komunës së Preshevës. Le të valojë flamuri më i bukur në botë!”, ka shkruar Arifi.