LajmeMaqedoni

Xhaferi: Transparenca, llogaridhënia dhe meritokracia do të jenë tre shtyllat kryesore mbi të cilat ne do të funksionojmë në të ardhmen.

Transparenca, llogaridhënia dhe meritokracia do të jenë tre shtyllat kryesore mbi të cilat ne do të funksionojmë në të ardhmen ndërsa rinia do të jetë prioriteti ynë. Këtë e premton Valdet Xhaferi, kryetari i sapozgjedhur i BDI-së në Gostivar në intervistën e tij të parë televizive në televizionin Globi.

Zgjedhjet brendapartiake ai i cilësoi si shumë transparente dhe korrekte dhe sqaroi se BDI nga viti 2019-të në Kongres, kishte vendosur zgjedhjet e brendshme partiake të zhvillohen me formën një anëtarë një votë.

Xhaferi tha se Dega ka vendosur të riorganizojë të gjitha forumet partiake në nivel lokal dhe kjo, sipas tij, bëhet që BDI të korr fitore në zgjedhjet e ardhshme në Gostivar.

Ai tha se ndryshime do të ketë edhe te fuksionarët e BDI-së që vijnë nga Gostivari, pasi siç u shpreh, këtë e kërkon aktivi politik në nivel lokal në Gostivar. Sipas Xhaferit prioritet do të ketë rinia e ndërthurur kjo me meritokracinë.

Xhaferi shtoi se është krenarë me veten që si kuadër është rritur pranë BDI-së dhe është pjesë e Akademisë Politike të këtij subjekti politik.

Ai tha se me kapacitetin, kuadrot dhe përvojën që ka BDI, do të sjellë sërish fitor në favor të tyre në Gostivar, pasi siç ai thekson, pushteti aktual lokal ka neglizhuar gjithçka dhe nuk qeveris konform pritshmërive.

Sa i takon zhvillimit të fushatës, Xhaferi tha se ajo ka qenë demokratike dhe me vizion se si do të duhet të duket BDI e Gostivarit gjatë katër viteve të ardhshme. Sa i takon zhvillimeve politike në vend, ai tha se pret që nesër propozimi francez të kalojë në Kuvend.

https://www.facebook.com/

Show More

Related Articles

Back to top button