Në Kuvend sot seancë duhet të mbajë Komisioni për shëndetësi me një pikë në rendin e ditës – Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar.
Me ndryshimet e propozuara pritet që të rregullohet aktiviteti shtesë dhe të harmonizohet sasia e aktivitetit shtesë që mund të kryejnë punëtorët shëndetësorë në raport me orarin e rregullt të punës.
– Specialistët/nën-specialistët e punësuar në çdo institucion shëndetësor publik apo privat sipas ligjit do të mund të jenë në shërbim në çdo institucion shëndetësor në të gjithë vendin sipas deficitit të tyre në një spital apo rajon të caktuar. Ligji përcakton edhe kushte të reja për kryerjen e veprimtarisë shtesë, thuhet në arsyetimin e projektligjit