Shkup, 14 korrik – Rruga 11 Tetori sot është mbyllur për komunikacion pasi në ora 12:00 janë paralajmëruar protesta para Kuvendit, informon Zhurnal.
Janë mbyllur rrugët në udhëkryqin te Kryqi i Kuq deri te qendra afariste “Palloma Bjanka”. Mund të vërehet prezencë e përforcuar e policëve në parkun “Gruaja luftëtare”, rreth tregut të gjelbër, në shëtitoren e Vardarit dhe në sheshin “Maqedonia”.
Para Kuvendit pas protestës së djeshme kundër propozimit francez janë vendosur edhe shatorë ku ishte paralajmëruar se do të flejnë disa demonstrantë.
Në ora 13 në Kuvend duhet të mer fjalim komisionerja evropiane, Ursula Von der Leyen, e më pas në ora 13:30, deputetët do të debatojnë për propozimin francez. Fjalim para deputetëve do të ketë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.//Zhurnal.mk/