LajmeRajon

Ministri Balla takim me komisionerin Varhelyi: Asnjë vend nuk mund të trajtojë i vetëm sfidat e emigrimit të paligjshëm

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shprehur qëndrimet e shtetit shqiptar në lidhje me çështjet e migracionit të paligjshëm dhe fenomeneve negative që e shoqërojnë, gjatë një konference ndërkombëtare të thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen.

Ministri Balla theksoi në një prononcim enkas lidhur me konferencën se sfidat e migracionit mund të përballohen më lehtë duke vendosur si prioritete “parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit.”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një panoramë që bëri rreth temave të diskuatuara dhe takimeve të zhvilluara, u shpreh se “duke marrë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare të rëndësishme të iniciuar nga vetë presidentja e Komisionit Von der Leyen për krijimin e një aleance ndërkombëtare për të përballuar sfidat që vendos tashmë para të gjitha vendeve tona, emigracioni i paligjshëm, kemi pasur mundësi të takohemi edhe me drejtuesit dhe me përfaqësuesit më të lartë të Komisonit”.

Balla vuri në dukje gjithashtu se pritshmëritë tona lidhur me procesin “screening” janë që ai të mbyllet brenda 14 muajve të ardhshëm, ndërkohë që paralajmeroi se presim të hapen deri në fund të këtij viti, edhe kapituj të tjerë.

“Gjatë takimit me Komisionerin Varhelyi, natyrshëm që pjesa e parë e bisedës lidhet me përfundimin me sukses, në një kohë të shkurtër, 14-mujore, të procesit të “screening”, pra të vlerësimit të përputshmërisë së legjislacionit shqiptare me atë të BE, ose siç quhet ndryshe “acquis comunautaire. Dua ta vlerësoj maksimalisht punë e më shumë se 1000 ekspertëve shqiptarë dhe po aq 1000 ekspertëve të KE-së. Ndërkohë që presim që brenda këtij viti të kemi mundësi të hapim bisedimet për grup-kapitujt e parë, ku përfshihet dhe natyrshëm edhe pjesa që lidhet me kapitullin 23 e 24, “punët e brendshme” dhe “drejtësia”, u shpreh Balla.

Në lidhje me qendrimet dhe angazhimet e qeverisë së Shqipërisë në përballimin  e sfidave të migracionit të paligjshëm, Balla u shpreh se Shqipëria është vlerësuar si model solidariteti e parteriteti me vendet e BE-së.

“Ndërkohë, duke u gjendur në këtë konferencë, natyrshëm që kemi ndarë edhe vlerësimet tona për sa i përket çështjeve  dhe sfidave që na vendos përpara emigracioni i paligjshëm. Unë mendoj që çështjet si emigracioni janë çështje të cilat pikë së pari kërkojnë solidaritet, partneritet. Dhe në fakt Shqipëria sjell në këtë konferencë një model të solidaritetit dhe të partneritetit. Ajo që ne kemi bërë me Italinë, pra marrëveshja, është një model, i cili jo vetëm që merr vlerësimin edhe të kolegëve me të cilët kam biseduar apo përfaqësuesit e KE, sikurse ishte bisede me Komisionerit Varhelyi, por ajo që është më e rëndësishme është që duhet të kuptojmë që sfida që kemi përballë, është një sfidë që nuk mund ta përballojë vetëm një vend i cili ka kufijtë apo pozicionin gjeografik për t’u përballur me të. Duhe të kuptojmë që kjo është një sfidë që ka nevojë për partneritet, për solidaritet, për bashkëpunim. Mesazhi im në këtë konferencë është që në përballjen me sfidën globale të emigracionit na duhet që të vendosim si prioritete, parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit“, theksoi Ministri i Brendshëm në proncimin për mediat. 

Show More

Related Articles

Back to top button