LajmeMaqedoni

Zyberi nuk do të jetë kryeministri i parë shqiptar në RMV: I thash Ali Ahmetit se nuk është mirë që ta braktis pozitën e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit, Naser Zyberi tha se para 10 ditëve është takuar me kreun e BDI-së për të diskutuar kandidatin për kryeministrin e parë shqiptar në RMV, në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie, shkruan TV21. Zyberi në një deklaratë për TV21 tha se i ka ka treguar Ahmetit se nuk mendon se është mirë që ai të jetë kandidat për postin e kryeministrit të parë shqiptarë, pasi tashmë ka nisur projekte në institucionin e Avokatit të Popullit.

“Unë para dhjetë ditësh kisha takim me kryetarin Ahmeti në të cilën duhej ta diskutojmë çështjen e kandidatit për kryeministër. Ai i shtroi të gjitha opsionet e mundshme, konstelacionin e raporteve në skenën politike ndërsa unë shpreha pikëpamjet e mia rreth çështjes së angazhimit tim eventual. Thash se nuk është mirë që në tre muajt e fundit të braktiset ky institucion dhe pastaj të mos dihet si do të zhvillojë aktivitetin e mëtutjeshëm, për çka z.Ahmeti ishte plotësisht dakord”, tha mes tjerash Zyberi për TV21.

Show More

Related Articles

Back to top button