LajmeMaqedoni

Qeveria prezantoi pakon e nëntë të masave

Qeveria miratoi pakon e 9 të masave anti krizë, të cilat do të hynë në fuqi nga 1 dhjetori 2023. Për 26 masa sociale të kategorive më të prekura të qytetarëve ekzekutivi vendosi të ndaj 662 milion euro. Këto masa do ti përfitojnë rreth 440 mijë qytetarë në forma të ndryshme për 5, 6 dhe 7 muajt e ardhshëm. Kryeministri Kovaçevski tha se janë siguruar paratë, rreth 10% nga tatimi solidar dhe tjerat me borxhe.

“Siç i shikoni një pjesë e masave kanë implikime direkte buxhetore, një pjesë tjetër e masave kanë implikime jashtë buxhetore, kurse të tjerat kanë implikim shumë-komplekse dhe kreditë e volitshme, të cilat ekonomia i merr nga Banka për zhvillim. Do të thotë se të gjitha këto mjete financiare janë paraparë për buxhetin e vitit 2023 dhe në propozim buxhetin e vitit 2024, në kuadër të deficitit të projektuar dhe në kuadër të borxhit publik”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Masa për mbështetje të sektorit privat do të përfshijë të gjithë të punësuarit nëpër kompanitë private që të marrin subvencionim të pagave prej 3 mijë deri në 10 mijë denarë për 12 muajt e ardhshëm. Bytyqi tha se kjo masë do ti mundësoj të punësuarëve që marrin më pak se një pagë e gjysmë të mesatares, përkatësisht më pak se 55,500 denarë, që shteti do tu heq kompanive private pagesën e kontributeve.

“Për dallim nga zgjidhja e mëparshme ligjore që mundësonte rritje të pagave në sektorin privat nga 600 deri në 6 mijë denarë. Tani masa jep mundësi që të rriten pagat nga 3 mijë deri në 10 mijë denarë. Për këtë shumë të rritur paguhet vetëm tatim personal, por lirohet për pagesë të kontributeve, ku përfshihen sigurimi shëndetësor dhe sigurimi Pensional. Këtë masë mund ta përdorin të gjithë ata të punësuar që marrin pagë në shumën e një page e gjysmë të mesatares të paguara në tre muajt e fundit”, u shpreh Fatmir Bytyqi, Zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Ndihmë financiare në 5 muajt e ardhshëm për pensionistët në tri kategori, 3 mijë, 2 mijë dhe 1,500 denarë varësisht nga niveli i pensionit që marrin, në masë janë përfshirë 187 mijë pensionistë, për të cilët janë ndarë 35 milion euro. Vauçerë për transport të studentëve nga 600 deri 1,200 denarë për 7 muaj, kjo masë përfshinë 15 mijë studentë, për të cilët janë ndarë 2 milion euro. Ndihmë financiare për rastet sociale, nga 1 mijë denarë për 5 muajt e ardhshëm, në këtë masë janë përfshirë mbi 16 mijë qytetarë dhe janë të ndara 2,7 milion euro. Pagesa e avansit të subvencioneve për 40 mijë bujq prodhues vendor, nga programi IPRAD, mjete të ndara mbi 8 milion euro. Financim për energjetike të 5 mijë familjeve të varfra, për të cilat janë ndarë 1 milion euro. Financime për amvisëritë që do investojnë në burime të rinovueshme energjetike 15, 25 dhe 80 mijë denarë për 2250 qytetarë. Subvencione të çmimit të ngrohjes termike për 630 mijë konsumatorë me vlerë totale prej 7,4 milion euro. Subvencionim do të ketë edhe për faturat e rrymës së 50 mijë konsumatorëve me të ardhura të ulëta, nga 1,200 denarë për 6 muaj, masë e cila do ti kushtoj buxhetit 5,9 milion euro.

Show More

Related Articles

Back to top button