Është rritur niveli i të gjithë lumenjve në vend dhe i Liqenit të Ohrit, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).
Rritje më të madhe në krahasim me dje ka lumi Sateska në vendin matës në Botun ku niveli është për 8,5 herë më i madh se ai i djeshmi. Rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit kanë edhe lumenjtë Treskë në Makedonski Brod me nivel më të lartë për 79 centimetra, Vardari në Jegunoc me nivel më të lartë prej 54 centimetra dhe Drini i Zi në Lozhan me rritje prej 36 centimetra. Rritje më të vogël të nivelit prej vetëm një centimetër në krahasim me dje ka Lumi Cërna.
Për një centimetër është rritur edhe niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, përderisa nivelet e dy liqeneve të tjera natyrore janë të njëjta si dje. Me këtë niveli i ujit në Liqenën e Ohrit është për pesë centimetra më i lartë nga mesatarja për nëntorin. Më i lartë se niveli mesatar dhe atë për 1, 63 metra është edhe niveli i Liqenit të Dojranit, përderisa niveli i ujit në Liqenën e Prespës është për 1,89 metra më i ulët se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit dhe është 17 centimetra nën minimumin absolut të regjistruar prej 841,91 metra lartësi mdidetare.