LajmeSport

Florentino Perez, në dilemë mes Ançellotit, Allonsos dhe Zidanit

Florentino Perez, gjithmonë ka marrë një vendim personal në lidhje me zgjedhjen e trajnerit dhe mediat spanjolle flasin se do të donte një profil të ri. Çabi Alonso dhe Zinedin Zidan janë preferencat e tij, Raul do të përfshihej vetëm në rast të një nevoje ekstreme. Teksa italiano Roberto De Zerbi nuk bën pjesë në planet e presidentit të “Los Blancos”.

Këshilltarët e tij, ndërkohë po i sugjerojnë rinovimin e Ançelottit, që sipas tyre është trajneri ideal për këtë klub. Me këtë organikë dhe me këtë projekt teknik. Që për merkaton e ardhshme parashikon vetëm një blerje të madhe, mundësisht atë të Kilian Mbapes. Vlen të shtohet se një tjetër kandidat, Çabi Alonso nuk do të dëshironte të drejtonte lojtarë që kanë qenë shokë skuadre me të te Reali. Si Modriç për shembull, i cili dëshiron të vazhdojë aventurën te Reali.

Për sa i përket Ançelottit, Federata braziliane e kërkon në stolin e 5 herë kampionëve të botës, por italiani ka thënë se do të presë Realin deri në momentin e fundit. Kuotat e rinovimit për dy vjet me Realin janë në rritje, pasi këshilltarët e Perez mendojnë se të arrinin në pranverë në momentin më të rëndësishëm të sezonit me një trajner në skadencë kontrate, nuk do të ishte diçka produktive.

Vet Perezi vëzhgon dhe dëgjon, ai ka preferencat e tij, merr kohë dhe pret të shohë se si do të vazhdojë sezoni. Duke kujtuar se te Reali fitorja është gjithmonë një detyrim, qëndrimi i Ançelotit në stolin e “Los Blancos”, duke mos shkuar tek ai i Brazilit është një mundësi konkrete.

Show More

Related Articles

Back to top button