LajmeMaqedoni

Kjo është agjenda e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup

Sonte fillon pjesa jozyrtare e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup. Në darkën joformale, pritet të marrin pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Zhozef Borrell. Do të vijnë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Jozyrtarisht, delegacioni rus nuk pritet të marrë pjesë në darkën joformale. Takimi zyrtarisht fillon nesër, kur fillimisht do të votohet për agjendën, ndërsa gjatë ditës do të mbahen panele me tema të ndryshme, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike e të tjera. Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Të premten në mëngjes është paralajmëruar miratimi i konkluzioneve të takimit ministror në Shkup, pas së cilës do të vijojë konferenca përfundimtare për media. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button